Protesta e dhunshme në Ditën e Pavarësisë, sulmohen me gurë e molotovë Kryeministria e Banka e Shqipërisë, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Protesta e opozitës në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para.

Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan. Në këto momente, ata kanë nisur të hedhin gurë dhe “breshëri” bombash molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Një protestues nuk është ndjerë mirë, dhe është transportuar në spital me ambulancë.

Pamjet tregojnë një shesh të mbushur me tym, ujë dhe shpërthime molotovi.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur bilancin paraprak të të lënduarve gjatë protestës së sotme, deri në orën 14:00.
Sipas informacioneve nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.
Ministria bën me dije se të gjithë të lënduarit janë të vetëdijshëm, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin trajtim nga mjekët në shërbimin e urgjencës.
Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje tre protestues të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla reagon për dhunën në protestë: Seksioni i dhunës së Saliut, sulme në Ditën e Pavarësisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i grupit parlamentar...

Protestuesi qëllon me llastiqe në drejtim të policisë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Një protestues është filmuar...

114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Në qytetin e Vlorës,...

Protestuesit mësyjnë me molotovë drejt efektivëve, bllokojnë rrugën pranë Piramidës me koshat e mbeturinave, zmbrapset policia

TIRANË ,28 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet gjatë protestës në...