Çisterna me karburant shpërthen në një autostradë në Egjipt, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur

EGJIPT , 25 nëntor 2026 / Albania Express News /-Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë në Egjipt, ku një kamion-cisternë që transportonte produkte nafte u përmbys dhe shpërtheu në një autostradë rajonale në rajonin e Gizës, pranë Kajros.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar Ministrinë egjiptiane të Shëndetësisë, përmbysja e cisternës shkaktoi një zjarr të fuqishëm, i cili u përhap me shpejtësi edhe në automjetet që ndodheshin pranë saj.
Aksidenti ndodhi në zonën Al Waraq, mbi Tunelin 10 të Unazës së Kajros, në një prej zonave me popullsi të dendur të kryeqytetit egjiptian. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë përmasat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shenzhen, takimi ku fuqitë konfirmuan konkurrim me ekuilibër

Nga Aleksandër Çipa TIRANË , 27 nëntor 2026/Albania Express News/-Takimi...

Diplomacia kineze në kërkim të një dimensionimi në hapësirën euroaziatike

Nga  Aleksandër Çipa   TIRANË , 27 nëntor 2026/Albania Express News/-Atlasi...