Edi Rama vizitë në Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Manastir, në 100-vjetorin e hapjes

MAQEDONI E VERIUT , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama, në vijim të vizitës së tij sot në Maqedoninë e Veriut, u ndal në Konsullatën e Nderit të Republikës së Shqipërisë, në Manastir, e cila shënon 100-vjetorin e hapjes së saj.

Me këtë rast u bë edhe zbulimi i pllakës përkujtimore, ku përshëndeti Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir Imer Selmani.

Selmani falënderoi Kryeministrin Rama për vizitën në Manastir, të cilin e cilësoi si një fole të Rilindjes Kombëtare, të Abetares dhe diplomacisë.

“Është një privilegj i veçantë që sot të shpalosim pllakën përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të Konventës Konsullore të vitit 1926 dhe të rikujtojmë se Manastiri zë një vend të veçantë në historinë tonë kombëtare, si qyteti i alfabetit shqip, i Rilindjes, i dijes dhe i diplomacisë. Me të gjitha këto atribute, Manastiri dhe shqiptarët e tij kanë kontribuar në formësimin e identitetit tonë kombëtar”, tha Selmani.

Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir u shpreh se prania e Kryeministrit Rama në këtë ceremoni dëshmon respektin ndaj trashëgimisë historike dhe diplomatike mes dy vendeve.

“Si Konsull Nderi, e konsideroj këtë trashëgimi një përgjegjësi dhe një frymëzim për të vazhduar ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe të miqësisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Selmani.

“Le të mbetet kjo pllakë një dëshmi e përhershme e historisë sonë dhe një mesazh për brezat që vijnë: të ruajmë, të nderojmë dhe të përcjellim me krenari trashëgiminë tonë”, përfundoi ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kategoria e Parë/ Korabi i Peshkopisë fiton transfertën ndaj Sopotit, surpriza në Orikum dhe sukses për Pogradecin në Burrel

TIRANË , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Korabi i Peshkopisë...

Klasifikimi i Superiores/ Vllaznia ngjit shkallët e renditjes, vijon drama e Partizanit, Teuta një hap më pranë Egnatias

TIRANË , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Këtë të shtunë...

Nga Hotolishti në Majën e Shebenikut, mes pyjeve madhështorë dhe liqeneve akullnajore

LIBRAZHD , 22 nëntor 2026/Albania Express News/-Shumëkush që udhëton...