“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët”/ Rama publikon pamjet e takimit me të rinjtë në Pallatin e Brigadave

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup studentësh, me të cilët ka diskutuar shqetësimet e tyre.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Facebook pamjet nga takimi me të rinjtë, i zhvilluar në Pallatin e Brigadave në Tiranë, duke e cilësuar inkurajues dialogun me studentët që, sipas tij, besojnë te protesta dhe jo te dhuna.
Rama shprehet se ka qenë dakord me një pjesë të konsiderueshme të shqetësimeve të ngritura nga studentët, ndërsa ka lënë të kuptohet se dialogu do të vijojë.

“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që ‘çuditërisht’ më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre”, shkruan Rama.
Kryeministri e ka mbyllur postimin me shprehjen në anglisht “To be continued…”, duke sinjalizuar vazhdimin e komunikimit me studentët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Debatet në Asamblenë e PS dhe akuzat e Spiropalit për Ballukun, përgjigjet Niko Peleshi

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Kuvendit,...

Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj në SPAK, akuzohen për një sërë veprash penale

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Një procedim penal...

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

TIRANË , 20 nëntor 2026/Albania Express News/-Edhe Shqipëria ka...