Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton datën, Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” zhvillohet më 11 janar

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026”, një nga eventet më të shumëpritura të vitit në futbollin shqiptar, do të zhvillohet më 11 janar 2027.

Në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u diskutua mbi organizimin dhe detajet e këtij spektakli, që i kushtohet tërësisht futbollit shqiptar dhe protagonistëve të tij.

Për të tretin vit radhazi, mbrëmja gala do të drejtohet nga moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea, i cili do të jetë edhe producenti artistik i eventit. Në krah të tij do të jetë moderatorja Lenida Halilaj.

Gjatë mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv miratoi datën e zhvillimit të eventit, ndërsa diskutimet u përqendruan edhe te përgatitjet dhe organizimi i mbrëmjes, e cila pritet të mbledhë së bashku emrat dhe figurat më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026” do të transmetohet drejtpërdrejt në TV Klan, partneri mediatik i këtij eventi prestigjioz.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Lidhja me aeroportin e Rinasit pranë finishit”/ Rama ndan pamjet nga stacioni i ri i Vorës në Hekurudhën Durrës-Tiranë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

“Rama ik!”/ Protestuesit nuk largohen nga Kryeministria, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Qytetarët janë mbledhur...

Berisha: Minimumi jetik është plotësisht i mundshëm, asnjë pension nën 200 euro

TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë...

Në gjurmët e Rrugës Egnatia , Qukës Skënderbej -Xhyrë-Dardhë , një udhëtim mes historisë, natyrës dhe mikpritjes shqiptare

Qukës Skënderbej -Xhyrë–Dardhë / Rruga e lashtë Egnatia kthehet...