TIRANË , 19 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga stacioni i ri i Vorës në Hekurudhën Durrës-Tiranë.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri publikoi foto nga stacioni i Vorës si dhe shtoi se lidhja e hekurudhës me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit është drejt finishit.
Postimi i plotë i Ramës:
Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit.


