Elisa Spiropali uron Annalena Baerbock për rolin e presidentes së Asamblesë së OKB-së

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, i dërgoi një mesazh urimi presidentes së re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Annalena Baerbock, e cila ka nisur zyrtarisht detyrën e saj.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh urimet e përzemërta Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj në rolin e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Kryetarja e Kuvendit shtoi se “Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e besueshme e OKB-së, një kontribuese aktive dhe besnike në ruajtjen e sigurisë, ruajtjen e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, e frymëzuar nga vlerat e lirisë dhe e bazuar në parimin e multilateralizmit.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...