Bashkia Librazhd dhe përfaqësues të Ambasadës së Katarit dhe organizatës “Qatar Charity” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Synimi është realizimi i projekteve të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së komunitetit.
LIBRAZHD , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, priti në ambientet e institucionit një delegacion të përfaqësuesve të Katarit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe konkretizimit të nismave të reja në mbështetje të komunitetit lokal.
Në këtë takim morën pjesë i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Katarit në Shqipëri, Mr. Abdulaziz Mohammed Al-Sahli, Drejtori Rajonal i organizatës “Qatar Charity”, Hasen Al-Neimi, si dhe Drejtori i Programeve pranë Zyrës Shqiptare, Mahmoud Abass Shaker.

Në fokus të takimit ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi për realizimin e projekteve të reja në qytetin e Librazhdit, të cilat synojnë të sjellin përmirësime konkrete në jetën e banorëve dhe të mbështesin nevojat e komunitetit.
Kryebashkiaku Mariglen Disha e vlerësoi këtë marrëveshje si një mundësi të re për zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e projekteve që mund të realizohen në të ardhmen në funksion të zhvillimit të qytetit.
Bashkëpunimi me Ambasadën e Katarit dhe organizatën “Qatar Charity” hap perspektiva të reja për iniciativa që synojnë të adresojnë nevoja të komunitetit dhe të kontribuojnë në zhvillimin lokal të Librazhdit.


