“Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafikimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

PEQIN , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Mijëra mesazhe të shkëmbyera në Sky ECC mes ekspononetë të njohur të krimit, që së fundmi janë zbërthyer nga SPAK, kanë nxjerrë në pah një sërë fotografish, emrash dhe identitete të reja që lidhen ngushtësisht me grupin kriminal të vëllezërve Çopja të Elbasanit.

Bëhet fjalë për Ervis Çelën, i njohur ndryshe me nofkën “Visi i Pojës”, i cili në biseda të bëra me anëtarë të tjerë të grupeve Çopja-Çela, pretendon se ka paguar zyrtarë të lartë të shtetit, vetëm që këta të fundit ta mbronin dhe emri i tij të mos dilte në pah por dhe të mos pezullohej trafikimi i lëndëve narkotike.

Në një bisedë të bërë me Franc Çopjan, që ka rënë në duart e hetuesve, Ervis Çela, nga Peqini, shprehej se u jepte rrogë mujore zyrtarëve të shtetit, duke shtuar se nuk kishte më arsye për t’u shqetësuar gjatë qëndrimit në Paraguai.

“Jam i mbrojtur me shtet këtu… Nuk e kam hall fare këtu… Komandantin e përgjithshëm të policisë i jap rrogë mujore… Ministrin e antidrogës i jap rrogë. 3/4 gjykatësve të fortë i jap rrogë…”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

“Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin
Ervis Çela

Ervis Çela gjente kokainën në Amerikën Latine, Franc Çopja mbante paratë dhe organizonte rrugën; SPAK zbardh rolet e organizatës shqiptare që “mbyti” Europën: 14 bashkëpunëtorët (EMRAT)

Sipas dokumenteve të hetimit, nga letërporositë e mbërritura prej autoriteteve paraguajane rezulton se Ervis Çela kishte përdorur në këtë shtet një identitet dhe pasaportë të falsifikuar, në emrin Joze Medardo Rodriguez Aguilar, me kombësi ekuadoriane, e prej kohësh qëndronte në zonën e Aguilar.

Në dosje dokumentohet gjithashtu bashkëpunimi i tij me shtetasin brazilian Clayton Santos Lima për sigurimin dhe trafikimin drejt Europës të sasive të mëdha të kokainës.

Në Paraguai mësohet se ka udhëtuar dhe qëndruar edhe Ardian Çela, njëri prej vëllezërve të Ervisit.

Ndërsa disa udhëtime drejt këtij shteti ka kryer edhe Fadil Balla, i njohur me emrin Julian dhe nofkën “Shijaksi”, i cili sipas dosjes hetimore del në pah se është pronar i resortit “Ajman”, të sekuestruar nga SPAK, ndërsa ai vetë aktualisht është në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për përfshirje në organizatën kriminale.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimeve lidhet me përmasat financiare të aktivitetit të dyshuar kriminal. Sipas SPAK, brenda vetëm një muaji, organizata kishte grumbulluar rreth 151.3 milionë euro, ndërsa pritej të siguroheshin edhe 40 milionë euro të tjera.

Nga komunikimet e bëra mes palëve në Sky ECC, mes Renato Musakut dhe Petrit Lakatos, në periudhën 9 nëntor 2020 deri më 7 dhjetor 2020, rezulton se ishin gjeneruar dhe grumbulluar 151.380.000 euro.

Ndërkohë, nga nëntori 2019 deri në mars 2021, sipas dosjes së SPAK, organizata Çopja ka qarkulluar jo më pak se 520 milionë euro, të ardhura të dyshuara nga trafiku i kokainës.

Në komunikimet e zbardhura, Franc Çopja flet edhe për një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës që organizata kishte arritur të trafikonte drejt Europës.

Bëhet fjalë për 12 ton kokainë, të cilat ai i cilësonte si një rekord historik, teksa përmend se droga ishte fshehur në paleta me kuti boje.

SPAK kopsit dosjen dhe çon në gjyq grupin e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës: 16 të pandehur për 18 ton kokainë nga Paraguai në portet europiane, zbërthehet STRUKTURA dhe EMRAT

Gjatë bisedës. Çopja krahasonte këtë sasi me rekordin e mëparshëm prej 8.7 tonësh dhe tregonte se fillimisht ishte planifikuar transportimi i 15 tonëve, por nuk kishin arritur që të fusnin në ngarkesë tre tonë.

“Puna ma e madhe në histori që ka hy i herësh në Europë, 12 ton, 8,7 ka qenë rekordi. Ka qenë për 15 ton, po s’i futa 3 ton”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

Komunikimet e Sky ECC kanë zbuluar dhe një tjetër bashkëpunimm të ngushtë mes Ervis Çelës dhe Franc Copjas. Referuar dosjes, Çela i kishte ofruar këtij të fundit mundësinë për të siguruar armë nga Paraguai.

Bëhej fjalë për pistoleta dhe armë të gjata, të pajisura me silenciator dhe të prodhuara në fabrikë.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Ervis Çela dhe Franc Çopja alias Franc Gergely rezulton sipas Prokurorisë së Posaçme, se janë dy “kokat” e një organizate kriminale që është hetuar për vite me radhë në bashkëpunim me partnerët, përgjegjëse për trafikimin e 18 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt porteve europiane. Grupi kriminal i të cilëve përbëhej nga 16 persoan që janë identifikuar dhe shumë të tjerë të paidentifikuar.

Struktura paraqitet e organizuar në mënyrë vertikale, me marrëdhënie bashkëpunimi dhe lidhje të konsoliduara me grupe dhe organizata kriminale në Paraguaj dhe Brazil dhe ka vepruar të paktën gjatë viteve 2019-2021. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se dy shtetasit shqiptarë, Franc Gergely, i arrestuar në Belgjikë, dhe Ervis Çela, i arrestuar në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME