Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, në prag të Asamblesë së PS

Një ditë para mbajtjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Vendimi i papritur vjen në një moment kyç për PS-në, e cila është në prag të rifreskimit të kabinetit qeverisës dhe riorientimit të axhendës politike për mandatin e ardhshëm.

Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë ende publike, por Dredha ka qenë kohët e fundit në qendër të kritikave nga kryeministri Edi Rama.

Në korrik, gjatë një vizite në lagjen e vjetër Muradie, Rama e kritikoi hapur kryebashkiakun duke thënë: “Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë.”

Gjithashtu, në qershor, me rastin e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, pas fjalimit të tij në selinë rozë, Rama pati një përplasje me Dredhën, e cila u kap nga kamerat, ndonëse nuk u bë e ditur përmbajtja e bisedës mes tyre.

Ermal Dredha u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...