I vëllai u arrestua për skandalin e dopingut/ Pirro Dhima kërkon dorëheqjen, por ministri grek nuk ia pranon

GREQI , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të ministrit grek të Sportit, Yiannis Vroutsis, vetëm disa orë pasi emri i vëllait të tij, Odiseas Dhima, u përfshi në një skandal me steroide.

Sipas mediave greke, vendimi i legjendës së peshëngritjes është marrë për arsye ndjeshmërie, pas arrestimit të vëllait të tij 58-vjeçar, i cili akuzohet se furnizonte sportistë me substanca të ndaluara për rritjen e performancës fizike.
Megjithatë, ministri i Sportit, Yiannis Vroutsis, nuk e ka pranuar dorëheqjen e Pirro Dhimës. Sipas informacioneve të publikuara nga Protothema.gr, Vroutsis i ka bërë të qartë se ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e një familjari të tij, duke iu përgjigjur “Çfarë lidhje keni ju me këtë?”.

Ndërkohë, Pirro Dhima vijon të mbajë detyrën e sekretarit special në Federatën Greke të Peshëngritjes. Ai është një prej sportistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, duke i dhuruar Greqisë tri medalje të arta dhe një medalje bronzi në Lojërat Olimpike.
Rasti i vëllait të tij, Odiseas Dhima, ka ndikuar në gjendjen e tij emocionale, ndërsa deri më tani ish-kampioni olimpik nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me ngjarjen.
Kujtojmë se 58-vjeçari Odiseas Dhima u arrestua mëngjesin e së enjtes, më 12 nëntor, në një zonë të Atikës, nën dyshimin për shkelje të legjislacionit antidoping. Arrestimi erdhi pas një hetimi disa mujor, të zhvilluar në bashkëpunim me Organizatën Helenike Antidoping (EOKAN) dhe Organizatën Kombëtare të Barnave (EOF).
Ai është proceduar penalisht për një krim të rëndë dhe një kundërvajtje, ndërsa çështja i është referuar një hetuesi për vijimin e procedurave ligjore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Paralajmërimi i shkencëtarëve: El Niño mund të sjellë katastrofën më të madhe klimatike në 1000 vite

BOTA , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Fenomeni klimatik El...

Luksemburgu kërkon punonjës të huaj në 5 sektorë, paga mesatare bruto 7,100 euro në muaj

LUKSEMBURG , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Luksemburgu po kërkon...

Lumi i Shalës në vjeshtë, ujërat e kristalta dhe malet krijojnë një peizazhi magjepsës

SHKODËR , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Lumi i Shalës...