“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim, na duhet kandidat fitues”, Majko në Asamble: Janë 1 mijë orë filmime kompromentuese nga SPAK, të ikin nga PS ata që…

TIRANË , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me lidhje të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar dhe ka kërkuar një kandidaturë serioze për Bashkinë e Tiranës.

Një burim nga asambleja i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se zoti Majko ka shkëmbyer batuta me Ramën gjatë fjalës, por e ka vënë theksin tek pasja e një Partie Socialiste të shëndetshme.
Majko citohet të ketë deklaruar se:

“Duhet të marrim në konsideratë edhe çfarë mund të bëjë SPAK deri në maj, kur janë zgjedhjet lokale.
Ish-kryeministri socialist ka qenë i drejtpërdrejtë në kërkesën adresuar Ramës dhe Asamblesë.
“Kush nga anëtarët e familjes tonë kanë pasur kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar dhe diskredituese duhet të largohet menjëherë për të mos i dhënë kosto Partisë Socialiste”, ka deklaruar Majko.
“E them këtë pasi është bërë publike ekzistenca në duart e SPAK-ut e 1000 orë filmime, të cilat mund të jenë kompromentuese për persona të caktuar brenda partisë tonë”, citohet të jetë shprehur Majko gjatë mbledhjes së Asamblesë një ditë më parë.
Majko ka ngritur edhe një tjetër shqetësim të lidhur me Bashkinë e Tiranës.
“Në kushtet që jemi rrezikojmë ta humbim Bashkinë e Tiranës. Duhet të gjejmë një kandidat me potencial dhe fitues”, është shprehur Majko.
Më pas e ka marrë fjalën kryeministri Rama, i cili i është përgjigjur.
“Skepticizmi i përhershëm i Majkos më ka motivuar mua të bëj zgjedhjet e duhura dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë me Tiranën”.Tch

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Paralajmërimi i shkencëtarëve: El Niño mund të sjellë katastrofën më të madhe klimatike në 1000 vite

BOTA , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Fenomeni klimatik El...

Luksemburgu kërkon punonjës të huaj në 5 sektorë, paga mesatare bruto 7,100 euro në muaj

LUKSEMBURG , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Luksemburgu po kërkon...

Lumi i Shalës në vjeshtë, ujërat e kristalta dhe malet krijojnë një peizazhi magjepsës

SHKODËR , 15 nëntor 2026/Albania Express News/-Lumi i Shalës...