Elbasan / Operacioni “Porosia”, arrestohet një 17-vjeçar i dyshuar për shpërthimin me eksploziv të automjetit, vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët

ELBASAN , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Policia e Elbasanit ka bërë një tjetër hap drejt zbardhjes së shpërthimit me lëndë plasëse të një automjeti, ngjarje e regjistruar më 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori”.

Në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë lokalizuar dhe ndaluar një prej personave të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Bëhet fjalë për shtetasin B. H., 17 vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D.

Sipas informacionit të Policisë, ndalimi i të miturit u krye pas veprimeve hetimore dhe operacionale të zhvilluara për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Hetimet nuk janë mbyllur. Policia bën me dije se vijon puna për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë penale të secilit, nën drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Operacioni “Porosia” vijon, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi mënyrën e organizimit dhe personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Alpet në jug, 10 aplikacione që mund ta bëjnë Shqipërinë më të njohur për turistët

Nga Lyto Alliu  TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Shqipëria...

A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi flet pas mbledhjes së Asamblesë: Ajo është anëtare e partisë

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Sekretari i Përgjithshëm...