Rifitimi i lejes së drejtimit, vetëm 13.4% e kandidatëve kalojnë provimin

Rifitimi i lejes së drejtimit pas humbjes së pikëve po rezulton një sfidë për shumë drejtues mjetesh.

Vetëm 4 nga 28 kandidatët që iu nënshtruan ritestimit në sesionin e fundit arritën të kalojnë me sukses provimin, duke treguar vështirësitë që hasin drejtuesit që duhet të rifitojnë lejen e drejtimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se që nga nisja e fushatës së riregjistrimeve në qershor të vitit 2022, nga gjithsej 2,387 kandidatë, vetëm 321 kanë rifituar lejen e drejtimit, që përbën 13.4% të totalit.

Sipas DPSHTRR, drejtuesit që humbin pikët për shkak të shkeljeve të rënda apo të përsëritura të rregullave të qarkullimit duhet të riregjistrohen në autoshkollë dhe të ndjekin të gjithë procesin e testimit, sipas legjislacionit të ri në fuqi.

Qëllimi i kësaj procedure është garantimi i një qarkullimi më të sigurt dhe më të disiplinuar në rrugë, duke reduktuar rreziqet për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bayern, historik me 122 gola në kampionat, por rekordi mbetet në…Torino

MYNIH,17 maj 2026/Albania Express News/Me fitoren 5-1 ndaj Këlnit...

Trashëgimia kulturore e Elbasanit zgjon interesin e turistëve francezë

ELBASAN ,17 maj 2027/ Albania Express News/Muzeu Etnografik vijon...

Reshjet e dendura paralizojnë aksin Gramsh–Kukur, kamioni me ushqime mbetet në buzë të humnerës

Nga Shkëlzen Hankoja GRAMSH, 17 maj 2026 / Albania Express...