TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reguar për zhvillimin e takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, e cila u zhvillua mes tensioneve.
Me një postim në rrjete sociale, Shehaj, shpreh se dy partitë më të mëdhaja në vend janë duke e përdorur reformën si pretekst për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, sipas interesave të tyre.
Ndër të tjera, kreu i PM, ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të klasës së vjetër politike, shqiptarët kërkojnë ndryshimin e asaj klase politike dhe se ky ndryshim nuk mund të ndalet.
Deklarata e Shehajt:
I njëjti pazar 35-vjeçar. E njëjta tryezë, të njëjtat gjëra, të njëjtat figura. Përfshijnë edhe në këtë rast një përfaqësuese të Bashkimit Europian e cila me të drejtë kërkon ndryshime të kodit zgjedhor, por ndryshime për t’i bërë zgjedhjet më demokratike.
Por ata, me këtë pretekst, nuk dëgjojnë kërkesat fare që vijnë, por bëjnë pazarin e tyre. Ndryshojnë kodin zgjedhor sipas interesit të tyre, siç kanë bërë në këto 35 vjet.
Por këto nuk i ha më njeri, njerëzit duan ndryshimin, duan largimin e kësaj klase politike dhe sido që ta gatuajnë kodin zgjedhor, ndryshimin nuk e ndalin dot.

