Një ditë pas ultimatumit të PS ndaj opozitës për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e BE-së në Tiranë “kokë më kokë” me Gjiknurin dhe Bylykbashin

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, një ditë pas ultimatumit të PS ndaj opozitës për Reformën Zgjedhore.

Përmes një deklarate, ambasadorja e BE-së theksoi rëndësinë e realizimit të një reforme cilësore, duke nënvizuar se cilësia e saj është po aq e rëndësishme sa edhe koha brenda së cilës duhet të përmbyllet procesi.
Moreira de Sousa theksoi se reforma zgjedhore lidhet drejtpërdrejt me besimin e publikut, garantimin e konkurrencës së ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve.

“Cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo realizohet. Zhvillova takimin tim të parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Diskutuam për afatin shumë të ngushtë kohor brenda të cilit duhet të punojë Komisioni, si dhe për çështje që lidhen me fushëveprimin, prioritetet dhe gjithëpërfshirjen e reformës.
Reforma zgjedhore ka të bëjë me besimin e publikut, konkurrencën e ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së. Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë qenë prej kohësh të qarta dhe puna e përbashkët e kryer deri më tani duhet të japë rezultate konkrete. Me vullnet politik dhe dialog të sinqertë nga të gjitha palët, kjo është e arritshme”, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Maksim Et’hemaj ka...

Finlanda zbarkon me grup të plotë në Tiranë, rikthime të rëndësishme dhe një debutues për finalen ndaj Shqipërisë

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Finlandës...

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë socialiste të shtunën

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryebashkiaku i Tiranës,...