Mbi 300 kompani nga 12 vende në Tiranë, Panairi Ndërkombëtar Klik Ekspo Group hap horizonte të reja për investime dhe bashkëpunim ekonomik

TIRANË , 8 nëntor 2026/Albania Express News/-Mbi 300 sipërmarrje shqiptare dhe të huaja nga 12 vende të botës u mblodhën për katër ditë me radhë në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve në edicionin e 32-të, të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës.

Kryeministri Edi rama ndau sot momente nga ky aktivitet i rëndësishëm i organizuar nga Klik Ekspo Group që zhvilloi edicionin e tij të 32-të në datat 3-6 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministri vlerësoi se panairi shërbeu për të ndarë përvoja dhe për të hapur horizonte të reja bashkëpunimi në energji, teknologji, industri, bujqësi e turizëm.

Në këtë hapësirë të rëndësishme takimesh për biznesin vendas dhe ndërkombëtar u vendosën ura komunikimi mes sipërmarrjeve. Panairi shërbeu për nxitjen e partneriteteve të reja dhe lehtësimin e kontakteve mes aktorëve ekonomikë nga tregje të ndryshme.

Përmasat ndërkombëtare të këtij edicioni u reflektuan edhe në praninë e delegacioneve dhe organizatave të huaja të biznesit, të cilat e shfrytëzuan panairin si një mundësi për të promovuar kapacitetet e tyre dhe për të eksploruar potencialin e tregut shqiptar.

Në një sipërfaqe ekspozimi prej rreth 8 mijë metrash katrorë, kompanitë prezantuan produkte, teknologji, shërbime dhe projekte në sektorë të ndryshëm, nga bujqësia dhe industria te energjia, infrastruktura, ndërtimi, teknologjia dhe shërbimet.

Panairi krijoi kështu një panoramë të potencialeve të sipërmarrjes dhe të mundësive që ofron ekonomia shqiptare për investitorët dhe partnerët e huaj.

Edhe infrastruktura dhe energjia zunë një vend të rëndësishëm në konceptimin e këtij edicioni, i cili u organizua përmes modelit “Fair of Fairs”, duke integruar disa sektorë dhe platforma tematike brenda një aktiviteti të përbashkët.

Një dimension tjetër i rëndësishëm i panairit ishte edhe dialogu mbi sfidat me të cilat përballen sipërmarrjet shqiptare. Krahas prezantimit të produkteve dhe shërbimeve, takimet dhe diskutimet mes përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të interesit shërbyen për të ngritur çështje që lidhen me konkurrueshmërinë, kostot, produktivitetin, fuqinë punëtore dhe përgatitjen për tregun europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME