Resorti “AJMAN PARK”, agroturizmi “Solis FARM”, kompania e taksive “Check Taxi” dhe disa vila; SPAK zbardh 9 miliardë lekë pasuri të sekuestruar klanit “Çopja”

TIRANË , 7 nëntor 2026 / Albania Express News /-Ervis Çela dhe Franc Çopja alias Franc Gergely rezulton sipas Prokurorisë së Posaçme, se janë dy “kokat” e një organizate kriminale që është hetuar për vite me radhë në bashkëpunim me partnerët, përgjegjëse për trafikimin e 18 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt porteve europiane.

“Organizata përfshin të paktën 16 persona të identifikuar dhe shumë të tjerë, të paidentifikuar. Struktura paraqitet e organizuar në mënyrë vertikale, me marrëdhënie bashkëpunimi dhe lidhje të konsoliduara me grupe dhe organizata kriminale në Paraguaj dhe Brazil dhe ka vepruar të paktën gjatë viteve 2019-2021. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se dy shtetasit shqiptarë, Franc Gergely, i arrestuar në Belgjikë, dhe Ervis Çela, i arrestuar në Shqipëri”, njofton SPAK.

Pjesë e rëndësishme e hetimit ka qenë edhe identifikimi dhe sekuestrimi i pasurive që mund të zotëronin të pandehurit e hetuar dhe familjarët e tyre, ë cilat dyshohet se kishin origjinë kriminale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurimit ‘sekuestro preventive’ mbi pasuri të subjekteve të hetimit apo edhe personave të lidhur si më poshtë:

Subjekti tregtar “Solis FARM”, që ushtron aktivitet në fushën e agroturizmit, akomodimit, hotelerisë dhe shërbimeve bar-restorant, si dhe mbi pasuritë dhe asetet që lidhen me ushtrimin e këtij aktiviteti, konkretisht:
100% e kuotave të operatorit ekonomik “SOLIS FARM”, me adresë ushtrimi aktiviteti në fshatin Mumajes, Njësia Administrative Baldushk, Tiranë (Kodra e Kishës).
Pasuria e paluajtshme nr. 128/8, volumi 3, faqe 172, Zona Kadastrale 2736, e ndodhur në Mumajes, Baldushk, Tiranë.
Pasuria e paluajtshme nr. 121/8, volumi 3, faqe 172, Zona Kadastrale 2736, e ndodhur në Mumajes, Baldushk, pjesë e operatorit ekonomik “SOLIS FARM”.
Godina e shërbimit restorant, së bashku me të gjitha ambientet e saj të brendshme dhe të jashtme, si dhe të gjitha sendet, pajisjet dhe orenditë e ndodhura në këto ambiente.
Llogaria bankare pranë Raiffeisen Bank, në emër të shtetases D.Gj., me gjendje monetare prej 71.268,44 euro.
Në emër të shtetasit Albin Çela dhe në bashkëpronësi:

Pasuria nr. 348/37, vol. 23, faqe 164, ZK 3321, me status aktiv, e ndodhur në Sharrë, Tiranë, mbi të cilën janë ndërtuar kapanone industrialë dhe ndërtesa për ushtrimin e aktivitetit tregtar.
Pasuria nr. 348/38, vol. 23, faqe 165, ZK 3321, Sharrë, Tiranë.
Pasuria nr. 349/47, vol. 12, faqe 5, ZK 3321, në Sharrë,
Pasuria nr. 348/29, vol. 15, faqe 33, ZK 3321, Sharrë, Tiranë.
Pasuria nr. 348/43, vol. 11, faqe 245, ZK 3321, Sharrë, Tiranë
Pasuria nr. 349/45, vol. 12, faqe 3, ZK 3321, në pronësi të Albin Çelës dhe A. Ç, Sharrë, Tiranë.
Një vilë e porositur pranë shoqërisë sipërmarrëse “NG STRUCTURES” sh.p.k., për të cilën është faturuar parapagimi.
Interesat ekonomikë në shoqërinë “Giam Konstruksion” sh.p.k., me NIPT L73106801V, përfshirë kuotat dhe aksionet e saj, me adresë aktiviteti në Agonas, Kavajë.
Në emër të shtetasit Riza Çela:

Pasuria nr. 348/14, vol. 2, faqe 110, ZK 3321, me sipërfaqe 5.900 m², e kategorisë “Arë”.
Vlerësimi financiar i investimeve

Referuar aktit të ekspertimit, rezulton se shtetasit Albin Çela dhe Riza Çela kanë investuar në blerjen e tokave një vlerë që tejkalon 50.000.000.00 lekë, ndërsa kostoja e ndërtimit të katër objekteve të ngritura mbi këto sipërfaqe toke vlerësohet në mbi 1.200.000 euro.

Pasuri të sekuestruara shtetasit Fadil Balla:

AJMAN PARK”, resort në Xhafzotaj, Durrës, që përfshin hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente të tjera tregtare, si dhe interesat e lidhura me shoqërinë “AMR”. Referuar aktit të ekspertimit teknik-vlerësues, vlera e investimit në këtë resort arrin në 463.126.800 lekë.
Pasuria e llojit vilë dykatëshe, tip “ELYSIAN”, me nr. L1, pjesë e kompleksit turistik “Ionian Olea”, e ndodhur në bregdetin e Dhërmiut, Bashkia Himarë, me sipërfaqe 103 m² në katin përdhe, 110 m² në katin e parë, 18.1 m² ballkone dhe 26.6 m² verandë, si dhe me parcelën në dispozicion të saj, me sipërfaqe totale rreth 378.2 m². Sipas vlerësimit të referuar, pasuria ka një vlerë tregu prej 1,000,000 euro.
Pasuri të sekuestruar shtetasit F.C

100% e kuotave të kapitalit të shoqërisë tregtare “Check Company” Sh.p.k., me seli në Rrugën e Dibrës, Tiranë, si dhe 25 (njëzet e pesë) mjete motorike të regjistruara në pronësi të kësaj shoqërie, me një vlerë totale prej 69,973,223 (gjashtëdhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e dyqind e njëzet e tre) lekësh, vlerë e cila përfaqëson çmimin fillestar të blerjes së mjeteve motorike, duke zbritur amortizimin e akumuluar deri në momentin e vlerësimit.
Vlera e sekuestrimeve

Është sekuestruar një shumë monetare „në cash“, në vlerën prej 130,000 (njëqind e tridhjetë mijë) eurosh, si dhe automjete dhe sende të tjera me vlerë.

Vlera totale e pasurive dhe e shumave monetare të sekuestruara përllogaritet afërsisht në 9,181,000.00 (9 milionë e 181 mijë euro).

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME