Iliria përmbys Sopotin në Librazhd, fiton 2-3 dhe rikthehet në krye të renditjes!

Skuadra nga Fushë-Kruja tregon karakter dhe forcë në transfertë. Tri gola në portën e Sopotit i japin Ilirisë tri pikë të arta në garën për ngjitjen në Kategorinë Superiore.

NGA FATMIR POPJA

LIBRAZHD ,2 nëntor 2026 / Albania Express News/-Iliria vazhdon marshimin drejt objektivit madhor të sezonit! Skuadra nga Fushë-Kruja ka regjistruar një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Sopotin me rezultatin 2-3 në stadiumin e Librazhdit, në një përballje të luftuar dhe me pesë gola.

Ky sukses merr një rëndësi të veçantë për Ilirinë, e cila falë tri pikëve të siguruara rikthehet në krye të renditjes, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga pretendentet kryesore për ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 31-të me anë të Troksit. Por përgjigjja e miqve ishte e menjëhershme. Vetëm pesë minuta më vonë, Darnel Kithambo riktheu baraspeshën, ndërsa në minutën e 43-të Selmani realizoi golin e përmbysjes, duke i dhënë Ilirisë avantazhin 1-2 në përfundim të pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, miqtë vijuan me të njëjtin ritëm dhe në minutën e 51-të ishte Çuçka që dërgoi për herë të tretë topin në rrjetën e Sopotit, duke e çuar rezultatin në 1-3.

Megjithatë, Sopoti nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të rikthyer ndeshjen. Lika shënoi në minutën e 69-të, duke ngushtuar diferencën në 2-3 dhe duke rritur emocionet në minutat e mbetura.

Vendasit tentuan deri në fund të gjenin golin e barazimit, por Iliria arriti të administrojë avantazhin dhe të marrë një fitore me shumë peshë në transfertën e Librazhdit.

Iliria në krye, objektivi Superiore gjithnjë e më konkret!

Tri pikë të arta për skuadrën nga Fushë-Kruja, e cila tregon se nuk ndalet në rrugëtimin e saj drejt elitës së futbollit shqiptar. Përmbysja në Librazhd është një tjetër dëshmi e karakterit dhe potencialit të kësaj skuadre, që tashmë rikthehet në fronin e renditjes dhe dërgon një sinjal të qartë për rivalët.

Për Sopotin mbetet zhgënjimi i një humbjeje në shtëpi, pavarësisht dy golave të realizuar dhe përpjekjeve për të shpëtuar të paktën një pikë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

⚽ SOPOTI 2-3 ILIRIA

  • 31’ Troksi, 69’ Lika – Sopoti
  • 36’ Darnel Kithambo, 43’ Selmani, 51’ Çuçka – Iliria

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME