Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë/ Autori u fut i armatosur dhe me maskë e mori paratë, policia ende në kërkim të tij

TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Grabitje me armë në një bankë të nivelit të dytë te Komuna e Parisit.

Gazetarja e Top News, Kleida Muka, bën me dije se autori ka qenë i maskuar. Ai ka hyrë brenda, nën kërcënimin e armës, dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit. Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe lokalizimin e autorit.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Diplomacia kineze në kërkim të një dimensionimi në hapësirën euroaziatike

NGA ALEKSANDËR ÇIPA TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Atlasi...

Presidenti Bajram Begaj dekreton reformën territoriale, zgjedhjet e 9 majit 2027 do të zhvillohen me 46 bashki

TIRANË, 2 nëntor 2026 /Albania Express News/-Presidenti i Republikës...