Shqipëria synon 15,5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi

TIRANË, 1 nëntor 2026 /Albania Express News/-Konsolidimi i sektorit të turizmit me synimin për të kaluar nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore mbetet në fokus të politikave të qeverisë për periudhën afatmesme 2027-2029.

Sipas relacionit të projektbuxhetit, objektivi kryesor është rritja e peshës së turizmit në ekonominë kombëtare, me kontributin e këtij sektori në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PPB) që parashikohet të stabilizohet në nivelin 33% gjatë periudhës 2027-2029, nga 26,4% që ishte në vitin 2025.

Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe tregut të punës dhe zhvillimit rajonal. Sipas parashikimeve, niveli i punësimit në sektorin turistik pritet të rritet nga 8,6% në vitin 2026, në 8,7% në vitin 2027, për të arritur në 8,8% përgjatë viteve 2028-2029.

Në të njëjtën kohë, parashikohet zgjerimi i kapaciteteve akomoduese në vend. Numri i strukturave akomoduese pritet të rritet nga 2 100 njësi në vitin 2027, në 2 150 njësi deri në vitin 2029.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me zgjerimin e agroturizmit. Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë, numri i bizneseve të licensuara në këtë sektor parashikohet të rritet nga 400 në vitin 2027, në 650 në vitin 2029.

Për sa u përket flukseve ndërkombëtare, Shqipëria synon të vijojë rritjen e numrit të vizitorëve të huaj. Shtetasit e huaj që parashikohet të hyjnë në vend llogariten në 15,5 milionë në vitin 2027, ndërsa deri në vitin 2029 ky numër pritet të arrijë në 16 milionë.

Këto objektiva synojnë forcimin e rolit të turizmit në ekonominë shqiptare, diversifikimin e ofertës turistike dhe shtrirjen e aktivitetit përgjatë gjithë vitit, duke nxitur njëkohësisht punësimin dhe zhvillimin ekonomik në rajone të ndryshme të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistolet

LIBRAZHD, 1 nëntor 2026 /Albania Express News/-Një automjet tip...

Rama emëron këshilltare për median Vlerë Gjakovën, strategjistja vjen nga Maqedonia e Veriut

E angazhuar më parë në Vetëvendosjen e Albin Kurtit,...

Pjerin Ndreu konfirmon rikandidimin për një mandat të tretë në Bashkinë Lezhë: Kemi ende shumë për të bërë!

Kryebashkiaku socialist shpall zyrtarisht synimin për të garuar sërish...