Protesta në Itali/ Tubuesit vërshojnë në rrugë e sheshe, përplasje me policinë dhe 8 të arrestuar në Romë

ITALI, 30 tetor 2026 /Albania Express News/-Italia u përfshi këtë të premte nga protesta masive në 70 qytete, në kuadër të një greve të përgjithshme 24-orëshe të thirrur nga sindikata USB. Sipas organizatorëve, mbi 1 milion persona dolën në rrugë kundër rritjes së kostos së jetesës, pagave të ulëta dhe shtimit të shpenzimeve ushtarake.

Protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë në Romë, Milano, Torino dhe qytete të tjera. Në kryeqytet, demonstruesit hodhën objekte drejt forcave të rendit, ngritën barrikada dhe tentuan të çanin kordonin e policisë për t’u afruar pranë Parlamentit. Tetë persona u arrestuan gjatë protestave në Romë.
Në Milano, protestuesit bllokuan për disa orë Tangjencialen Lindore, ndërsa në Bologna u ndërpre qarkullimi në tangjenciale dhe në një segment të autostradës A1 për rreth tre orë. Bllokime pati edhe në Torino, ndërsa në Genova u bllokua hyrja e portit.

Në Torino, policia ndaloi gjithashtu dy persona pas incidenteve në sheshin Castello. Ndërkohë, në Firence protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, me mijëra pjesëmarrës.
Greva përfshiu edhe sektorin shëndetësor, por u garantuan shërbimet minimale dhe urgjencat mjekësore.
Protesta u zhvillua mes përplasjeve me qeverinë, pasi ministri i Transportit Matteo Salvini kishte urdhëruar shtyrjen e grevës. Sindikata USB e kundërshtoi vendimin dhe vijoi mobilizimin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME