Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe! Milano “blindon” vitrinat luksoze

MILANO, 30 tetor 2026 /Albania Express News/-Italia përfshihet sot nga protestat dhe greva e përgjithshme 24-orëshe.

Në disa qytete të vendit janë organizuar marshime nga sindikatat dhe grupet studentore, në shenjë kundërshtimi ndaj rritjes së kostos së jetesës, rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së shpenzimeve ushtarake.
Greva, e thirrur nga sindikata USB, përfshin punonjës të sektorit publik dhe privat, si dhe personelin shëndetësor. Megjithatë, në spitale do të garantohen shërbimet minimale dhe rastet urgjente. Nga Roma në Torino, nga Trieste në Bolonja, mobilizimi ka marrë forma të ndryshme.

Studentët në Bolonja kanë bllokuar hyrjet e disa shkollave, ndërsa në Trieste rreth 500 protestues janë mbledhur pranë portit, duke mbajtur në duar pankarta kundër luftës dhe riarmatimit.
Më shumë se 20 mijë pojesëmarrës priten në Romë. Përballë mobilizimit masiv, autoritetet kanë vënë në gatishmëri forca të shtuara policore, për të garantuar, sic thonë, zhvillimin paqësor të protestave dhe për të parandaluar përplasjet.
Ndërkohë, greva ka shkaktuar edhe përplasje mes sindikatave dhe qeverisë, pasi ministri i Transportit, Matteo Salvini, kërkoi shtyrjen e saj, por organizatorët refuzuan të tërhiqen dhe konfirmuan protestën.
Në Milano sakaq, autoritetet kanë ngritur nivelin e sigurisë, nga frika e incidenteve dhe akteve të vandalizmit gjatë protestave.
Megjithatë, në marshimin kryesor prania e sindikatave, e shërbimit të organizuar të sigurisë nga vetë protestuesit, si dhe e forcave të shumta të policisë dhe karabinierëve, pritet të shërbejë si një pengesë për grupet që mund të tentojnë ta kthejnë këtë të premte në Milano në një tjetër ditë përplasjesh dhe dhune në rrugë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit, pjesë e Korridorit 8

TIRANË, 30 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Autoritetit...

Ndahet nga jeta Bashkim Zeneli, gazetari, publicisti dhe diplomati i njohur shqiptar

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh ngushëllimet për ndarjen nga...