“A ju pyetën për Ballukun?”/ Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: “Pyesni avokatin”

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipërmarrësi Behgjet Pacolli ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas rreth shtatë orësh qëndrimi dhe marrjeje në pyetje.

Pas daljes nga institucioni, Pacolli u prononcua për mediat, duke deklaruar se kishte depozituar një kallëzim penal lidhur me atë që ai i cilësoi si padrejtësi në çështjen e Aeroportit të Vlorës.

“Unë vetëm kam bërë një denoncim penal për padrejtësitë që janë bërë deri tani në lidhje me aeroportin e Vlorës”, u shpreh Pacolli.

I pyetur nga gazetarët nëse gjatë qëndrimit në SPAK ishte pyetur edhe për ndonjë interes që lidhej me Belinda Ballukun, sipërmarrësi zgjodhi të mos jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Pyesni avokatin”, u përgjigj ai.

Deri në këtë moment, nga prononcimi i Pacollit nuk bëhen të ditura hollësi të tjera mbi përmbajtjen e kallëzimit penal apo mbi çështjet e diskutuara gjatë qëndrimit të tij në SPAK.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME