TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Jola Hysaj dhe ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia zhvilluan një takim në Baku me kryetarin e Bordit Drejtues të Shoqatës së Agjencive Turistike të Azerbajxhanit, Goydaniz Gahramanov.
Në fokus të takimit, ishte forcimi i bashkëpunimit turistik mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, krijimi i partneriteteve të reja dhe promovimi i ndërsjellë i destinacioneve mes dy vendeve.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Turizmit, takimi synoi nxitjen e bashkëpunimit mes operatorëve turistikë të dy vendeve dhe krijimin e mundësive të reja për shkëmbimet turistike.
Përmes partneriteteve dhe shkëmbimit të përvojave, synohet që Shqipëria të ketë një prani më të madhe në tregun azerbajxhanas, duke promovuar destinacionet, kulturën dhe mikpritjen shqiptare, si dhe duke nxitur interesin e turistëve nga të dy vendet.

