Blindohet Milano! Nesër në protestë edhe anarkistë, Meloni angazhon parashutistët

MILANO, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Ka një dorë pas përplasjeve në Milano, thotë La Repubblicca: Media e njohur italiane përcjell dyshimet për një operacion të organizuar që ka sjellë trazirat në qytetin verior.

Nuk dihet ende se kush me saktësi, dhe për momentin nuk ka të dhëna që të tregojnë për ndërhyrje të huaj, por ka gjasa që persona të caktuar të jenë kontaktuar me qëllimin të shfrytëzohej zemërimi i tyre, e të jenë mobilizuar përmes rrjeteve sociale dhe fletushkave të përgatitura posaçërisht me anë të inteligjencës artificiale.
Një model i ngjashëm u përdor, sipas shkrimit, edhe në trazirat e regjistruara në Ceuta të Spanjës. Në këtë përfundim, La Repubblica ka dalë nga dëshmia që drejtori i Agjencisë për Informacionin dhe Sigurinë e Brendshme, Bruno Valensise, dha për më shumë se tre orë përpara Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se kush mund ta ketë nxitur këtë mekanizëm. Disa ditë më parë, ministri italian i mbrojtjes Guido Crosetto kishte ngritur mundësinë që ngjarjet në Milano të ishin pjesë e një lufte hibride.
E njëjta media nënvizon se po vihen re përpjekjet e para nga qarqet kundërshtuese ndaj sistemit dhe ato anarkiste për të vendosur kontakte me grupet e reja që janë shfaqur në protesta.
Në fundjavë, Milano do të jetë nën masa të rrepta sigurie, me prani të forcave të sigurisë nga stacioni hekurudhor deri në qendër të qytetit.
Protestuesit do të përballen me një dispozitiv të gjerë sigurie, me forca të shumta të rendit dhe me 500 parashutistë të repartit ushtarak Folgore. Madje sipas zëvendëskyreministrit Matteo Salvini, në rast nevoje mund të ndërhyhet me mjete të blinduara dhe dronë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...

Mbi 130 drejtorë drejt dorëheqjes, zbulohet çfarë ndodh më pas me ta

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Zbulohet detaje të...