ELBASAN, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-OST sh.a njofton se të premten do të ketë ndërprerje të energjisë e cila do të zgjasë nga ora 08:30 deri në 16:30, për shkak të punimeve në linjën 110 kV Librazhd–HEC Egnatia.
Sipas OST sh. disa zona të të Librazhdit do të mbeten pa energji elektrike ditën e premte, më 23 tetor 2026, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a., ndërprerja do të kryhet në kuadër të punimeve për shtrimin e përcjellësit në linjën 110 kV L110-16/3a Librazhd–HEC Egnatia.
Për realizimin e këtyre punimeve, nga ora 08:30 deri në orën 16:30, do të stakohet dhe tokëzohet linja 10 kV, fidri F3 Hotolisht, në Nënstacionin e Librazhdit.
Zonat që do të preken nga ndërprerja e energjisë elektrike janë:
• Babje
• Buzgar
• Ferrë
• Frarë
• Drapata Hotolisht
• Dragostunjë
• Hotolisht
• Gurëkuqe
• HEC-i Xhyrë
Ndërprerja do të zgjasë rreth tetë orë, ndaj banorët, bizneset dhe subjektet që operojnë në këto zona këshillohen të marrin masat e nevojshme për të përballuar kufizimin e përkohshëm të furnizimit me energji elektrike.
OST sqaron se ndërprerja lidhet me kryerjen e punimeve në infrastrukturën energjetike, në kuadër të ndërhyrjeve të planifikuara në linjën e transmetimit.

