Kaos në Kuvend, përplasje fizike dhe ofendime, salla kthehet në “arenë”, Noka dhe Kreka mësyjnë drejt deputetëve të PS. Berisha “dirigjon” nga vendi, seanca mbyllet mes tensioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Është mbyllur seanca plenare pas më shumë se një ore tensionesh dhe sherri fizik mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së.

Pasi nisi me tensione që në fillim, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, kaloi direkt në votim për shkak të situatës.
Ndërsa ai lexonte me shpejtësi nenet dhe projektligjet për votim, mazhoranca mbante në duar kartonët jeshilë, ndërsa opozita përmbysi karriget, bllokoi foltoren dhe më pas nisi të hidhte kartonë dhe shishe uji drejt karrigeve të PS-së.

Përplasja fizike ndodhi mes deputetit të PD-së, Fidel Kreka, dhe ish-ministrit Ervin Hoxha. Mes kaosit, Peleshi ia doli të drejtonte këtë seancë dhe të kalonte për votim të gjitha pikat.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...