Dita e 7-të e protestës së dhunshme! Pas konfrontimit me gurë dhe gaz lotsjellës te Ministria e Arsimit, sulmohet Gjykata e Apelit, policia nis shoqërimet. Rama: Bujrum për dialog, pa kushte!

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbahet sot protesta e shtatë në Tiranë, e cila nisi me revoltën e studentëve më 13 tetor dhe u përshkallëzua në tubim të dhunshëm, së cilës i janë bashkuar tashmë edhe qytetarë.

Mëngjesin e sotëm, para se të niste grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, reagoi sërish kryeministri Edi Rama, i cili, ndër të tjera, tha se do të jenë prindërit ata që do të mbajnë përgjegjësi për aktet e dhunës së fëmijëve të tyre të mitur në protestë, duke thënë se do të paguajnë dëmet. Rama tha se PD u bë strehë e protestuesve të maskuar, teksa shtoi se kjo parti po “ëndërron që të kthehet 21 Janari”.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili tha se shkaktari i dhunës është Sali Berisha.

Protesta u zgjerua edhe në disa rrethe, ku përplasjet më të forta sot janë shënuar në Kurbin, ku janë hedhur molotovë drejt Bashkisë, duke shkaktuar flakë në hyrje.
Në Tiranë, sikurse edhe dje, protesta nisi me këngë e valle, teksa grumbullimi u bë para Ministrisë së Arsimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...