Protesta e dhunshme në Tiranë, 207 persona të lënduar. Mes të plagosurve edhe 17 kalimtarë

TIRANË, 17 tetor 2026 /Albania Express News/-Gjatë protestave të zhvilluara në datat 13, 14, 15 dhe 16 tetor 2026, janë raportuar gjithsej 207 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në vend.

Të dhënat e raportuara nga Spitali Universitar i Traumës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës, tregojnë se mes personave të dëmtuar përfshihen punonjës të Policisë, protestues dhe kalimtarë.
Sipas ndarjes sipas kategorive, nga 207 personat e dëmtuar, 132 janë punonjës të Policisë, 58 janë protestues dhe 17 janë kalimtarë.

Këto të dhëna pasqyrojnë numrin e personave të raportuar si të dëmtuar gjatë katër ditëve të protestave, bazuar në informacionin e administruar nga strukturat shëndetësore përkatëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...