Protesta e përshkallëzuar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët përplasen me policinë. Reagon edhe BE

TIRANË, 14 tetor 2026 /Albania Express News/-Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Studentët e shumtë të Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.
Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.

Gjithashtu, edhe në universitetet e Elbasanit dhe Shkodrës kanë nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...