Edi Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat

TIRANË, 13 tetor 2026 /Albania Express News/-Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu ku mbahet konferenca e 10 ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s, kryeministri Edi Rama do ti drejtohet Pallatit të Brigadave për mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat.

Në agjendën e kësaj mbledhje dy janë çështjet kryesore për diskutim.
Raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” ku deputetët kanë dy minuta kohë secili për të bërë pyetje apo diskutime.

Çështja e dytë lidhet me një prezantim të “Pasqyrë Albania”.
Në fund konkluzionet dhe porositë do të jepen nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari Grupit të PS Taulant Balla.
Kjo mbledhje e kësaj të mërkure është në vazhdën e të tilla takimeve me formatin Grup PS plus Ministra e cila zhvillohet të shtunën e fundit e çdo muaji.
Në kushtet kur e fundit e shtunë e Shtatorit, u dominua nga diskutimi e më pas votimi në parlament i hartës së re territoriale, është zgjedhur e mërkura për të vijuar një takim të tillë të këtij formati.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...