Ambasadori amerikan Wendt takon drejtuesit e SPAK dhe BKH: Lufta kundër krimit dhe trafikut të narkotikëve, prioritet i SHBA-së

TIRANË, 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe formave të krimit transnacional vijon të jetë një prej prioriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Sipas mesazhit të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, në fokus të takimit ishte roli i institucioneve të pavarura shqiptare në përballimin e sfidave që lidhen me krimin transnacional, trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.

“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e partneritetit shqiptaro-amerikan dhe e bashkëpunimit institucional për forcimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një të ardhme më të sigurt për të dy vendet.

Ambasadori Eric Wendt nisi misionin e tij diplomatik në Shqipëri pak ditë më parë. Në ditët e para të detyrës, ai zhvilloi takime me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Wendt është ambasadori i ri amerikan në Tiranë pas një periudhe prej rreth tre vitesh, gjatë së cilës misioni diplomatik i SHBA-së në Shqipëri ishte drejtuar në nivelin e të ngarkuarit me punë, pas përfundimit të mandatit të ambasadores Yuri Kim në vitin 2023.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...