Tension para Kuvendit të Kosovës, protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin që tentoi të largohej

PRISHTINË, 5 tetor 2026 /Albania Express News/- Tensione janë shënuar sot para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë ndaluar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, teksa ai po tentonte të largohej nga hapësirat e Kuvendit.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat kosovare, protestuesit i janë afruar deputetit, e kanë kapur fizikisht dhe e kanë kthyer sërish brenda hapësirës së rrethuar të Kuvendit. 

Ngjarja ndodhi në një klimë të tensionuar jashtë godinës së Kuvendit, ku protestuesit kanë bllokuar hyrje-daljet dhe u kanë kërkuar deputetëve të mos largohen pa vijuar procedura për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. 

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 91 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për miratimin përfundimtar. 

Protestuesit, megjithatë, kanë deklaruar se nuk do të largohen dhe kërkojnë që ndryshimet të miratohen edhe në leximin e dytë.

Pamjet e incidentit me deputetin Rexhepi janë shpërndarë gjerësisht në mediat kosovare, duke pasqyruar tensionin e krijuar rreth ndërtesës së Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës.  

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...