Skampa 2026 sjell në Elbasan teatrin ndërkombëtar: 7 vende, 10 shfaqje dhe 14 veprimtari artistike

ELBASAN, 1 tetor 2026 /Albania Express News/- Elbasani është kthyer në këto ditë në një nga qendrat e rëndësishme të artit skenik, me çeljen e edicionit të 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa 2026”, i cili zhvillohet nën moton “TË JESH / TO BE”.

Përgjatë periudhës 30 shtator–5 tetor, skena e Teatrit “Skampa” do të presë trupa teatrore dhe artistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Tunizia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Moldavia dhe Turqia.

Programi i këtij edicioni përfshin 10 shfaqje teatrore dhe një kalendar të pasur me 14 veprimtari artistike, mes performancave, punëtorive, ekspozitave dhe promovimeve të librave.

Një nga risitë e këtij viti është hapësira e posaçme që festivali i kushton artistëve të rinj, duke synuar të krijojë mundësi për prezantimin e talenteve të reja dhe për afrimin e brezit të ri me skenën, krijimtarinë dhe kulturën teatrore.

Për gjashtë ditë, Elbasani do të jetë një pikë takimi për artistë nga vende dhe kultura të ndryshme, duke e kthyer festivalin “Skampa” në një forum të dialogut artistik dhe kulturor përmes teatrit.

Nën moton “TË JESH / TO BE”, edicioni i 28-të përcjell edhe mesazhin se arti dhe teatri kapërcejnë kufijtë gjuhësorë, kulturorë dhe gjeografikë.

Arti nuk njeh kufij!

📍 Teatri “Skampa”, Elbasan

📅 30 shtator – 5 tetor 2026

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foton me Trump: “U detyrova ta bëj me IA”

TIRANË, 01 tetor 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Dita e 124-t/ Tensione në protestën në Tiranë, tubuesit përplasen fizikisht me policinë

TIRANË ,01 tetor 2026 /Albania Express News/-Me tensione është...