Video intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet

TIRANË ,30 shtator 2026 /Albania Express News/-Policia e Tiranës ka filluar verifikimin e videove me përmbajtje seksuale të cilat prej ditës së djeshme po qarkullojnë në rrjet.

Burime pranë drejtorisë së policisë bëjnë me dije se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kryer verifikime për përmbajtjen e materialeve, por edhe për burimin nga i cili videot janë publikuar dhe më pas janë shpërndarë në internet.
Nga verifikimet e kryera nuk është çelur hetim, pasi në materialet e publikuara nuk janë konstatuar elemente që lidhen me dhunën apo përfshirjen e personave të mitur.

Një tjetër element I rëndësishëm në këto veprime paraprake është fakti se deri më tani asnjë prej personave të përfshirë nuk është paraqitur pranë strukturave të Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim në lidhje me publikimin apo shpërndarjen e materialeve.
Për këtë arsye, aktualisht nuk ka një procedim të regjistruar për rastin.
Videot me përmbajtje sekesuale në qendër të të cilave janë disa personazhe të njohura të artit dhe kulturës shqiptare, nisën të qarkullojnë prej ditës së djeshme në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme online, duke u shpërndarë me shpejtësi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skampa 2026 çel siparin, Elbasani për një javë në qendër të artit skenik ndërkombëtar

ELBASAN, 30 shtator 2026 /Albania Express News/- Festivali Ndërkombëtar...

Cërrik, vijojnë ndërhyrjet ndaj zjarreve, Bashkia: Pakujdesia njerëzore mbetet një rrezik serioz

CËRRIK, 30 shtator 2026 /Albania Express News/- Zjarret vijojnë...