TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Protesta kundër klasave politike në Tiranë ka hyrë në ditën e 122-të.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan fjalimet dhe thirrjet kundër qeverisë.
Në qendër të protestës vijojnë të jenë kërkesat për dorëheqjen e qeverisë, ndryshime politike dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore, e cila, sipas platformës së protestuesve, do të kishte një mandat të kufizuar për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Gjatë tubimit, aktivistë dhe qytetarë që morën fjalën nga podiumi përsëritën mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe kërkuan që institucionet e drejtësisë të trajtojnë çështjet që ata ngrenë.
“Sot jemi në ditën e 122 të rezistencës. E kemi pasur seriozisht që nga fillimi kur e kemi thënë: nuk largohemi nga sheshi pa largimin e Ramës”, u shprehën protestuesit.
Protestat kanë vijuar për më shumë se tre muaj, ndërsa tubimet janë shoqëruar me marshime në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit dhe me slogane politike.

