Soni Pepa alias Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane drejt Shqipërisë

I shumëkërkuari nga Interpoli, Soni Pepa alias Vilson Pepa, është ekstraduar nga Republika Domenikane në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: trafikim i narkotikëve, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Ekstradimi i 41-vjeçarit u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar policor të koduar “The Wanted”, falë bashkëpunimit intensiv mes Interpol Tiranës dhe Interpol Santo Domingo. Pepa, lindur në Lushnjë, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pas përfundimit të procedurave. Policia e Shtetit falënderon autoritetet e Republikës Domenikane dhe autoritetet gjermane për mbështetjen në këtë operacion.

Gjatë arrestimit më 3 shtator në zonën e Distriktit Kombëtar, autoritetet i gjetën Pepës pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe shuma të konsiderueshme parash. Ai akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar të kokainës, duke u lidhur me një nga ngarkesat më të mëdha të kapura nga autoritetet evropiane në vitet e fundit.

Soni Pepa dyshohet për 11 tonë kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020. Ai dyshohet gjithashtu se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. Grupi i tij kriminal ndërkombëtar operonte në Europë dhe Amerikën e Jugut, me destinacion fundor portin e Antverpit në Belgjikë, dhe përfshinte trafikimin nga porti i Villetas, Paraguai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Champions League/ Egnatia ‘luan tenis’ me Petro Cub dhe arrin një kualifikim historik

RROGOZHINË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk zhgënjen dhe...

Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë dhe arrijnë finalen e dytë radhazi të Botërorit

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është finalistja...

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...

Bilanc tragjik në rrugët e Qarkut të Elbasanit : 13 viktima në aksidente gjatë periudhës janar–korrik 2026

ELBASAN ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Siguria rrugore mbetet një...