Shqipëria përmes syve të turistëve të huaj: Një vend i mrekullueshëm, Tirana mbresëlënëse

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Turistë nga vende të ndryshme të botës e kanë përfshirë Shqipërinë edhe këtë fund shtatori në hartën e vendeve për t’u vizituar.

Nga Vlora në Tiranë, turistët kanë zgjedhur të qëndrojnë jo dy apo tre ditë, por edhe dy javë duke eksploruar destinacionet që vendi ynë ofron, plazhet, malet dhe natyrën e bukur shqiptare nga mali te deti.

Një nga turistet shprehet se ka ardhur në Shqipëri rreth një javë më parë dhe mendoj një nga gjërat e saj më të preferuara në Shqipëri ishte të shkuarit nëpër male. “Tani jam në Tiranë dhe fatmirësisht, mbase për disa ditë, do të shkoj në plazh dhe jam e sigurt që do të jetë shumë bukur. Shqipëria është e mrekullueshme, më pëlqeu shumë këtu”, thotë ajo.

Një tjetër turist shprehet se ka rreth dy javë që qëndron në vendin tonë dhe e cilëson Tiranën një vend me shumë kultura. “Një arkitekturë ndryshe nga çdo vend tjetër në botë. Kështu që mendoj që është një vend shumë interesant dhe po e shijoj shumë kohën këtu”.

“Në fillim shkuam te Liqeni Artificial, më pas te Bunk’ Art, Muzeu më vonë. Tani erdhëm këtu në qendrën e qytetit. Një vend i mrekullueshëm, shumë vende fotozhenike. Kemi bërë shumë foto dhe kemi kujtime shumë të bukura kur të kthehemi në qytetin tonë”, shprehet një tjetër turist.

Sheshi “Skënderbej” ku ndërthuret e shkuara me modernen është një nga pikat më të frekuentuara për vizitorët e huaj.

“Shoh disa ndërtesa që janë uau. Janë shumë të bukura. Për shembull kjo pas meje, nuk e kisha menduar që është fytyra e një personi. Është mbresëlënëse dhe kur e fotografova dhe e pashë përsëri, thashë ‘Oh, qenka një fytyrë.’ Shumë vende, shumë gjëra për t’u shijuar këtu. Uroj që çdo person ta shijojë Shqipërinë. Do t’ju pëlqejë shumë”, shprehet një nga turistët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...