Aksident tragjik në Maliq/ Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari

MALIQ ,27 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë pasi e ka goditur makina nga pas.

Sipas të dhënave, mësohet se 44 vjeçari kishte ndaluar makinën dhe po nxirrte rroba nga bagazhi, por dyshohet se mjeti ka rrëshqitur dhe në tentativë për ta mbajtur nga pas, mjeti e ka zënë poshtë.
44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës“, thuhet në njoftimin e policisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama për Sazanin dhe Zvërnecin: Projekte me potencial miliardash, por duhet të ruhet ekuilibri me mjedisin

TIRANË ,27 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama,...

Masakër në një lokal në Afrikën e Jugut, 17 të vrarë dhe 15 të plagosur – policia në kërkim të 8 autorëve

JOHANESBURG, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Një sulm...

Rama mbërrin në Rinas në orën 13:00, burime qeveritare zbulojnë çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP

TIRANË, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...