Ernest Muçi, ylli i ri i Shqipërisë – Maran i beson numrin 10 në ekipin kombëtar

TIRANË, 26 shtator 2026 /Albania Express News/- Ernest Muçi pritet të ketë një rol shumë më të rëndësishëm në projektin e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran. Sulmuesi kuqezi, prej vitesh pjesë e ekipit kombëtar, duket se tashmë është një nga lojtarët mbi të cilët italiani kërkon të ndërtojë repartin ofensiv.

Muçi ka qenë pjesë e Kombëtares që prej vitit 2021, por në ciklet e mëparshme roli i tij nuk ka qenë gjithmonë protagonist, edhe në periudhat kur ai ka kaluar një formë të shkëlqyer në klub. Situata duket se po ndryshon me ardhjen e Maran, ndërsa forma e mirë e 25-vjeçarit me Trabzonspor e bën atë një prej alternativave kryesore për fazën sulmuese të kuqezinjve.

Një detaj i veçantë që tregon për statusin e ri të Muçit në Kombëtare lidhet me numrin e fanellës. Sulmuesi shqiptar do të mbajë tashmë numrin 10, fanellë që më parë ishte e Nedim Bajramit.

Muçi, i cili në vitet e fundit ka luajtur me numrin 17 në përfaqësuese, ka regjistruar 17 paraqitje me Shqipërinë dhe ka shënuar 3 gola. Tashmë, me numrin 10 mbi shpinë, ai do të ketë një tjetër përgjegjësi në skuadrën e Maranit.

Në klub, Muçi po kalon një periudhë pozitive me Trabzonspor dhe paraqitjet e tij kanë rritur pritshmëritë për atë që mund të sjellë edhe në Kombëtare.

Mbetet për t’u parë nëse numri 10 do të shoqërohet edhe me një rol të ri taktik dhe më shumë minuta në fushë, por sinjalet e para nga epoka Maran tregojnë se Ernest Muçi është një nga emrat që pritet të jetë në qendër të projektit të ri të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BRUKSEL – Kos: Shqipëria në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE

BRUKSEL ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria është në...

Rama: Një provë të vetme që dikush të ketë futur qindarkë në xhepin tim në këmbim të një firme, nuk e nxjerrin do

TIRANË, 27 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

E PLOTË/ “Si ka mundësi që nuk e dija?”, mesazhi i Ramës pas akuzave të SPAK për zyrtarët pranë tij: Kam fajet e mia,...

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...