Ulsi Manja: Laboratori i ri Toksikologjik, standarde europiane për drejtësinë

Sot është hapur zyrtarisht Laboratori i ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), një investim që pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet shkencore dhe profesionale të këtij institucioni.

Në ceremoninë e inaugurimit ishte i pranishëm ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili u shpreh se laboratori është i pajisur me aparatura të teknologjisë më të fundit dhe përmbush të gjitha standardet e Bashkimit Europian.

“Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë. Laboratori i ri Toksikologjik do të garantojë analiza më të sakta dhe transparente, duke rritur besueshmërinë e hetimeve dhe vendimmarrjes gjyqësore”, tha Manja.

Një hap përpara për drejtësinë

Laboratori i ri pritet të shërbejë si një bazë shkencore e besueshme për hetimet penale, duke ofruar analiza toksikologjike në nivele të avancuara, krahas vendeve më të zhvilluara të rajonit. Ai do të ndihmojë në zbardhjen e rasteve të vështira dhe në sigurimin e provave të pakundërshtueshme në gjykatë.

Modernizimi i IML-së

Ky projekt vjen në kuadër të një procesi më të gjerë modernizimi të Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili vitet e fundit është pajisur me infrastrukturë dhe staf të specializuar, duke e kthyer në një qendër referimi për mjekësinë ligjore në Shqipëri.

Manja theksoi se përmes këtij investimi synohet që IML-ja të jetë jo vetëm një institucion i besueshëm në shërbim të drejtësisë, por edhe një partner i denjë për institucionet homologe në Europë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Humbja e zgjedhjeve nga Milei do të ketë pasoja, Trump kërcënon të ndërpresë ndihmën për Argjentinën

Ndihma financiare, që synon të stabilizojë ekonominë e Argjentinës,...

Parashikimi i motit për sot, 15 tetor 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga...