Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u la në masën “arrest shtëpie”. Gjykata e Posaçme del me njoftim zyrtar

TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot vazhdimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, kërkesa për marrjen në pyetje të Hysenit ishte paraqitur më 23 shtator nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas përfundimit të gjykimit, gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, vendosi që masa shtrënguese, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të vijojë të zbatohet.

Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Hyseni u largua nga GJKKO pas rreth dy orësh e njëzet minutash. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa ajo refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për përgjimet e SPAK.
Njoftimi i GJKKO:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 23.09.2026 ka paraqitur pranë gjykatës kërkesën për marrjen në pyetje të personit nën hetim Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi, me vendimin nr. 69, datë 24.09.2026 vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Vlora Hyseni.
Gjithashtu, gjykata, bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ka vendosur ndalimin e publikimit tërësisht apo pjesërisht të këtij vendimi gjyqësor deri në përfundim të hetimeve paraprake.
Tiranë, më datë 24.09.2026
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton me shumicë propozimin për bashkimin me Cërrikun dhe Belshin, opozita kundër

ELBASAN, 24 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...

U kap në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut/ 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro

TIRANË ,24 shtator 2026 /Albania Express News/-Ky është Salvatore,...

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit voton unanimisht kundër bashkimit me Librazhdin

PRRENJAS, 24 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...