Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë vendore dhe komisariateve. Bëhet me dije sedrejtuesi Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e komisariateve. Kryekomisari Saimir Shkambaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërkohë, Komisari Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Në Tropojë, detyrën e Shefit të Komisariatit do ta marrë Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, i cili është komanduar në këtë funksion. Në këtë mënyrë, drejtimi i Komisariatit të Sarandës i kalon Saimir Shkambajt, ndërsa Feliks Hoda kalon në drejtimin e Komisariatit të Policisë Dibër

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Librazhdi nis konsultimet publike për projektbuxhetin 2027, Bashkia fton qytetarët të japin propozimet

LIBRAZHD, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...

Eurodeputetja Reintke: Në PE duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, garantim i standardeve mjedisore e demokratike

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Eurodeputetja Terry Reintke,...

Forcat e Armatosura shqiptare testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Grupi Batalioni...

Arbjan Mazniku: Dëgjesa me 3 500 qytetarë për Reformën Territoriale, mundësi që bashkitë të përfitojnë më shumë nga fondet e BE-së

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Reforma administrativo-territoriale dhe...