Forcat e Armatosura shqiptare testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka përfunduar me sukses procesin e Vlerësimit të Gatishmërisë Luftarake të NATO-s, CREVAL, duke vënë në provë një sërë kapacitetesh taktike dhe operacionale.

Gjatë këtij vlerësimi u testuan aftësitë e njësisë për të vepruar në kushte reale operacionale, me fokus te manovrimi, disiplina e zjarrit, komandimi dhe kontrolli, si dhe mbështetja logjistike.

Sipas informacionit të publikuar nga Forcat e Armatosura, Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë është stërvitur në bashkëpunim të ngushtë me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, në kuadër të partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili shtrihet prej më shumë se 25 vitesh.

Ky bashkëpunim synon forcimin e kapaciteteve ushtarake, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjen e njësive shqiptare për përmbushjen e angazhimeve dhe standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Gjatë procesit CREVAL, vlerësuesit shqyrtuan mënyrën se si njësia planifikon dhe zhvillon operacionet, aftësinë për komandim dhe kontroll, koordinimin e veprimeve luftarake dhe kapacitetet për sigurimin e mbështetjes së nevojshme logjistike.

Vlerësimi i gatishmërisë luftarake përbën një element të rëndësishëm në procesin e përgatitjes dhe certifikimit të njësive të Forcave të Armatosura, duke synuar garantimin e kapaciteteve të tyre për të vepruar në mënyrë të koordinuar me strukturat e tjera të NATO-s.

Partneriteti me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit mbetet një nga komponentët e rëndësishëm të bashkëpunimit shqiptaro-amerikan në fushën e mbrojtjes, përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme...

Eurodeputetja Reintke: Në PE duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, garantim i standardeve mjedisore e demokratike

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Eurodeputetja Terry Reintke,...

Arbjan Mazniku: Dëgjesa me 3 500 qytetarë për Reformën Territoriale, mundësi që bashkitë të përfitojnë më shumë nga fondet e BE-së

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Reforma administrativo-territoriale dhe...