Vlora Hyseni e shqetësuar për politikën, biseda me Agasin: Kryetar i Kuvendit do të jetë…

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Bisedat e përfshira në dosjen hetimore të SPAK duket se nuk lidhen vetëm me çështje të karakterit hetimor, por edhe me zhvillime brenda politikës shqiptare. Sipas materialeve të dosjes, ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni, ka komunikuar me biznesmenin Ergys Agasi, i cili në atë periudhë ndodhej në arrati. Në disa prej komunikimeve, Hyseni raportohet se i përcillte Agasit informacione mbi raportet dhe grupimet brenda politikës.

Në një prej bisedave, ajo i referohet një afërsie politike mes ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Po në të njëjtin komunikim, Hyseni i përcjell Agasit edhe informacionin se Taulant Balla pritej të zgjidhej kryetar i Kuvendit.

“Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku”, citohet të ketë shkruar Hyseni, duke iu referuar Belinda Ballukut dhe Taulant Ballës. Biseda është përfshirë në materialet e hetimit të SPAK, ku komunikimet mes Hysenit dhe Agasit po shqyrtohen në kuadër të çështjes penale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme...

Eurodeputetja Reintke: Në PE duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, garantim i standardeve mjedisore e demokratike

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Eurodeputetja Terry Reintke,...

Forcat e Armatosura shqiptare testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Grupi Batalioni...

Arbjan Mazniku: Dëgjesa me 3 500 qytetarë për Reformën Territoriale, mundësi që bashkitë të përfitojnë më shumë nga fondet e BE-së

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Reforma administrativo-territoriale dhe...