“Kontakte telefonike si bashkëpunëtor i shërbimit”, zbardhet dëshmia e Vlora Hysenit për lidhjet me Ergys Agasin tre ditë para arrestit

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Tre ditë përpara se Gjykata e Posaçme të shpallte në mungesë masën arrest shtëpiak Vlora Hysenin, kreu i Shërbimit Sekret vendas, rezulton se ish funksionarja e lartë e SHISH është marrë në pyetja nga SPAK.

Burimet jozyrtare i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se Hyseni është pyetur si deklaruese dhe ka pranuar atë ditë komunikimet e vazhdueshme me Ergys Agasin të cilin e ka konsideruar si bashkëpunëtor të shërbimit.
Burimet e mëtejshme shtojnë se zyrtarja e lartë ka pohuar se I ka ofruar bashkëpunim Agasit, ndërsa dy prokurorët shpjegojnë se mes të dyve kishte komunikime të vazhdueshme në aplikacionin Signal gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

Në këto biseda vihet re komunikimi i afërt midis të dyve, ndërkohë që SPAK e dyshon zyrtaren, e cila u shkarkua menjëherë nga drejtimi i Shërbimit Informativ Shtetëror të ketë dhënë akte sekrete dhe përkrahur autorin e krimit.
Si akte sekrete vlerësohen nëntë letra të printuara me diagrama si ato të printuara nga SHISH, ndërkohë që dyshohet se Ergys Agasi ka pranuar se dokumentet e gjetura në automjetin e tij i kishte lënë qëllimisht që t’i gjente Prokuroria e Posaçme.
Pritet që të enjten të dalin para Gjykatës së Posaçme, Vlora Hyseni ish drejtoreshë e SHISH, dhe dy të tjerët ndaj të cilëve është vendosur masa e arrestit me burg.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme...

Eurodeputetja Reintke: Në PE duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, garantim i standardeve mjedisore e demokratike

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Eurodeputetja Terry Reintke,...

Forcat e Armatosura shqiptare testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Grupi Batalioni...

Arbjan Mazniku: Dëgjesa me 3 500 qytetarë për Reformën Territoriale, mundësi që bashkitë të përfitojnë më shumë nga fondet e BE-së

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Reforma administrativo-territoriale dhe...