Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Pa kaluar shumë kohë nga shkarkimi i drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit, e cila është nën hetim nga SPAK, në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror u vendos përkohësisht një zyrtar i brendshëm i shërbimit.

Elvis Lila, drejtor i Departamentit Operativ në SHISH, mori kompetencat me afat dhe të kufizuara derisa të emërohet drejtori i ri, bazuar në një vendim të kryeministrit që u botua menjëherë në Fletoren Zyrtare. Në këtë vendim urdhërohet se Elvis Lilës i delegohen përkohësisht kompetencat administrative të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Drejtimi i SHISH në mënyrë të komanduar do të jetë në fuqi deri ditën kur në krye të këtij institucioni të emërohet drejtori i ri, që sipas burimeve të gazetares të Top Channel, Anila Hoxha, deri më tani janë në tavolinë për kreun e ardhshëm të SHISH disa emra, shumica kandidatë jashtë institucionit.

Derisa kjo të qartësohet publikisht nga vendimmarrja që do merret nga kreu i qeverisë, Elvis Lila, i komanduar përkohësisht, ka kompetenca vetëm mbi çështje të administrimit, siç janë firmosjet e listëpagesave të stafit dhe punonjësve. Administrimi i SHISH nga Lila e kufizon shefin e komanduar që të nisë procedura dhe të kryejë veprime të rëndësishme, si për shembull përgjimet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Librazhdi nis konsultimet publike për projektbuxhetin 2027, Bashkia fton qytetarët të japin propozimet

LIBRAZHD, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...

Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Drejtoria e Përgjithshme...

Eurodeputetja Reintke: Në PE duam që Shqipëria të jetë pjesë e BE sa më shpejt, garantim i standardeve mjedisore e demokratike

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Eurodeputetja Terry Reintke,...

Forcat e Armatosura shqiptare testojnë gatishmërinë luftarake sipas standardeve të NATO-s

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Grupi Batalioni...