Roja Bregdetare amerikane, shkëmbim praktikash me homologët në Sarandë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Siguria portuale dhe praktikat e mira ndërkombëtare ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në Portin e Sarandës me përfaqësues të Rojës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës u zhvilluan shkëmbime mbi procedurat e sigurisë në porte dhe mënyrat e forcimit të bashkëpunimit e koordinimit ndërinstitucional.

Dogana Sarandë bëri të ditur se vijon të kontribuojë në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit portual përmes kontrolleve doganore, bashkëpunimit me institucionet dhe koordinimit me strukturat e sigurisë në port.

Vizita dhe shkëmbimet mes strukturave shqiptare dhe amerikane synojnë forcimin e praktikave të sigurisë portuale dhe rritjen e efikasitetit në shërbimet portuale.

Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan në fushën e sigurisë portuale vijon të mbështetet në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja vijon përgatitjet për Nations League, stërvitet me grupin e plotë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare vijon...

Muçi si fabrikë golash e asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara, shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Fillimi i sezonit...

Reforma administrativo-territoriale, Belshi rikthen konsultimet me qytetarët për bashkimin me Elbasanin dhe Cërrikun

BELSH, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...