Siguria në shkolla, takim në Divjakë për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e të rinjve

Nga Sara Tarko

DIVJAKË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Me nisjen e vitit të ri shkollor, në Bashkinë Divjakë u zhvillua një takim i përbashkët me fokus forcimin e sigurisë në institucionet arsimore, parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të rrezikshme, si dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga përfshirja në veprimtari të paligjshme.

Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike 2 – Partner për një komunitet të sigurt”, të zbatuar nga Qendra Epoka e Re, me synim rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit për krijimin e një mjedisi më të sigurt për nxënësit.

Gjatë diskutimeve u trajtuan disa prej çështjeve kryesore që lidhen me sigurinë në shkolla, përfshirë:

  • rritjen e sigurisë brenda dhe përreth institucioneve arsimore;
  • parandalimin e dhunës dhe sjelljeve të rrezikshme;
  • identifikimin dhe referimin në kohë të rasteve problematike;
  • forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Në fokus u vendos rëndësia e reagimit në kohë ndaj problematikave, si dhe krijimi i një rrjeti bashkëpunimi mes shkollave, institucioneve publike, familjeve dhe komunitetit.

Mesazhi i përcjellë gjatë aktivitetit ishte se siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët, ku angazhimi i të gjithë aktorëve të komunitetit luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e nxënësve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kombëtarja vijon përgatitjet për Nations League, stërvitet me grupin e plotë

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare vijon...

Muçi si fabrikë golash e asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara, shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Fillimi i sezonit...

Reforma administrativo-territoriale, Belshi rikthen konsultimet me qytetarët për bashkimin me Elbasanin dhe Cërrikun

BELSH, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Këshilli Bashkiak...